Top News- Krimi e politika kërcënon median/ Shqipëria bën hapa pas në lirinë e shtypit
30/04/2026 11:33

Në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias vijojnë të kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, evidenton Indeksi Botëror I Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, qe e quan kuadrin ligjor ende të mangët. Ndërsa e renditin Shqipërinë të 83-tën nga 180 vendet në total. Një përkeqësim pasi vitin e kaluar, sa I takon lirisë së shtypit Shqipëria renditej e 80-ta. Gazetarët, sipas Reporterëve pa Kufij, janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët por dhe krimi i organizuar. Presioni më I madh është kryesisht gjatë periudhës së zgjedhjeve. “Politikanët kufizojnë pavarësinë editoriale duke politizuar rregullatorët e medias dhe duke emëruar ata që janë përgjegjës për median publike. Gazetarët kritikë ndaj autoriteteve shpesh i nënshtrohen sulmeve të dizajnuara për t'i diskredituar ata si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, dhe ata kanë vështirësi në marrjen e informacionit shtetëror, qasja në të cilin mund të jetë edhe më e kufizuar nga një centralizim i kohëve të fundit i komunikimeve qeveritare.”, evidenton indeksi I Reporterëve pa Kufij ndërsa ngre si shqetësim mbulimin e çështjeve me interes të lartë public si dhe mbylljen e TikTok në vitin 2025. “Gazetarët që hetojnë krimin dhe korrupsionin janë veçanërisht objektiva të kërcënimeve.”, evidentojnë Reporterët pa Kufij. Rrezik për gazetarët mbeten edhe potestat ku shpesh gazetarët janë përballur me akte dhune. Sipas këtij indeksi, krimi i organizuar përfaqëson një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë e gazetarëve. “Edhe pse policia kohët e fundit ndërmori hapa për të hetuar sulmet kundër gazetarëve, pandëshkueshmëria për këto krime, e kombinuar me përpjekjet politike për të diskredituar gazetarët, ka krijuar një klimë që ka të ngjarë të inkurajojë sulme të mëtejshme. Në mars të vitit 2023, selia e Top Channel ishte shënjestër e një sulmi të paprecedentë me armë automatike që vrau një nga rojet e saj të sigurisë.”, evidenton indeksi i Reporterëve pa Kufij.

Top Channel/ ‘Nuk duhet të përgjigjemi si në Komunizëm’, Rama për Vlora Hysenin: Kur një emërim…
30/09 18:46
Top Channel/ ‘Nuk na duhet Veto për të bërë të fortin’, Rama për SHISH: Nga asnjë partner nuk ka…
30/09 18:34
Top Channel/ ‘Shqipëria ka bërë përparim’, Von der Leyer:Anëtarësimi do ta bëjë Shqipërinë dhe BE…
30/09 18:31
Top Channel/ ‘Informova Von der Leyer për Zvërnecin’, Rama me presidenten e KE: Së shpejti…
30/09 18:22
Top Channel/ ‘Ky tur gjithmonë fillon nga ne’,Rama për vizitën e Von De Leyer:Plani i rritjes risi…
30/09 18:16
Top Channel/ ‘Mos na shtyni more’, përplasje mes policisë dhe protestuesve
30/09 18:10
Top Channel/ Rama e Von der Leyen në Kryeministri, shpërndahen në grupe protestuesit, policia…
30/09 17:38
Top News – Celularët, jo më han pa porta për prokurorët. Kodi i ri kërkon vendos kufizime
30/09 17:15
Top Channel/ Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, protesta në afërsi të godinës qeveritare
30/09 17:07
Top Channel/ Ursula von der Leyen në Tiranë, Rama pret zyrtarisht Presidenten e Komisionit Europian
30/09 17:04
Top Channel/ Përfshihet nga flakët pika e grumbullimit të skrapit në Fllakë
30/09 16:20
Top Channel/ Zjarr i madh në Fllakë, përfshihet nga flakët pika e grumbullimit
30/09 15:50
Top News – Reforma nuk mbështetet as në Cërrik. Reforma nuk mbështetet as në Cërrik
30/09 15:42
Top Channel/ Rreziku nga peshku i liqenit, banorët e mbledhin për konsum e shitje
30/09 15:28
Top Channel/ Blegtorët: Nuk presim më gjatë. Shoqata i drejtohet Ramës dhe paralajmëron protestë
30/09 15:28
Top Channel/ Pallatet, kush i përfundon? AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara
30/09 15:27
Top News – ‘SPAK të hetojë Klodjan Allajbeun’. PD: Ka lidhje me tenderin e anuluar prej 50 milionë €
30/09 15:16
Top News – ‘Gjenerali’ i diplomacisë nis punën. Wendt nis nga puna, i shkon Ramës në kryeministri
30/09 15:02
Top News – Koha e paraburgimit në GJKKO, Rama: Ulëritëse! Shkon 616 ditë, Shqipëria lë pas Rusinë
30/09 14:44
Top News – Thau rezervuarin, ngordhi peshqit. Nisin hetimet, procedohet administratori i firmës
30/09 13:52