Top News – Krimi, 4 zonat e nxehta/ Ja ku vrasjet janë në ‘rend dite’
04/12/2020 12:55

Rendi dhe siguria pavarësisht deklarimeve zyrtare nuk është në nivelin e duhur. Dhe për këtë mjaftojnë shifrat e vrasjeve që kanë ndodhur gjatë këtij viti. Ministri Sandër Lleshaj në daljet e tij publike pranon se ka problematika me krimin, apo drogën. Për të më kryesore është trafiku i emigrantëve. Gjithsesi, Lleshaj bëri publik edhe një tjetër fakt. Ai tha se në Shqipëri 4 janë zonat më të nxehta të krimit, duke mos përjashtuar Tiranë, për të cilën argumentohen me numrin e madh të popullsisë. Pas Tiranës, Lleshaj rendit Elbasanin, Shkodrën dhe Vlorën. Ndërkohë, ekspertë të kriminalistikës thonë se ka një perfeksionim të krimit. Sepse, nuk bëhet fjalë thjesht për një krim me armë në mes të lokalit, apo në rrugë, apo krim që ka ardhur thjesht e vetëm pas një debati me fjalë, një konflikti të çastit, apo për motive që policia shpesh i konsideron "të dobëta". Bëhet fjalë për atë lloj krimi, ku protagonistë janë killera dhe viktima biznesmenë, apo trafikantë për të cilët ka motive të forta për të arritur deri këtu. Vetëm për vitin 2020, sipas Policisë 6 janë vrasje me pagesë dhe për të cilat është paguar nga grupe rivale, apo banda që lajnë hesapet mes tyre. Më konkretisht janë ekzekutuar nga vrasës të paguar Hekuran Billa, Kastriot Reçi, Guxim Gjuriçi, Vilson Tafçiu, Kol Murrani dhe Preng Simoni, këta të fundit pa asnjë të kaluar kriminale, por thjesht e vetëm se identifikuan parcelat me drogë që ishin mbjellë në malësitë e Lezhës nga një trafikant. Skema mbetet e thjeshtë dhe nuk ndryshon shumë në vendet e ndryshme të Ballkanit. Ajo ka të bëjë kryesisht me vrasje biznesmenësh, hakmarrje, konflikte etj. Në këto raste zgjidhet njeriu me pagesë, që zakonisht gjendet nga grupet e vogla kriminale.

Top Channel/ Vijon situata kritike nga zjarri në Vlorë, thirrja urgjente për banorët
26/08 22:25
Top Channel/ Gjendje alarmante në Lushnje! Pallati në flakë, thuajse 10 persona dërgohen në spital
26/08 22:14
Top News- Luftë e ashpër me flakët në Vlorë, zjarri përpin të gjithë pyllin
26/08 22:00
Top News- Makina përplas biçikletën/ Humb jetën 50-vjeçarja, shoqërohet shoferi
26/08 21:57
Top News- Aksident i rëndë në Korçë, makina merr para 50-vjeçaren, humb jetën
26/08 21:53
Top Channel/ Zjarr në një pallat në Lushnje! Panik për banorët, dalin me urgjencë nga ballkonet
26/08 21:50
Top News- Zjarri në Vlorë jashtë kontrollit/ Përkeqësohet situata, vijon ndërhyrja nga ajri
26/08 21:30
Top Channel/ Aksident tragjik në Korçë, humb jetën këmbësorja
26/08 21:23
Top News- Situatë kritike në pyllin e Poros, flakët jashtë kontrollit, zona e pushtuar nga tymi
26/08 19:33
Top Channel/ Zjarri në pyllin e Poros, jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata
26/08 19:14
Top News- Arrestohen dy vëllezërit në Itali/ ‘The Wanted’, pritet ekstradimi në Shqipëri
26/08 17:54
Top News- Humbën jetën nga aksidenti tragjik/ Përcillen në banesën e fundit dy motrat Dhimaku
26/08 16:31
Top Channel/ Drama e familjes që humbi 2 vajzat në aksident! Kërkohet ndihmë për djalin me leuçemi
26/08 15:53
Top Channel/ Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, për shuarjen e flakëve edhe dy helikopterë
26/08 15:41
Top Channel/Reagimet nga Presidenti Begaj dhe kreu i Kuvendit Spiropali për zgjedhjen e Dimal Bashës
26/08 15:07
Top Channel/ Nga zyra e Eliot Engel, tek Gjykata Federale e SHBA-së, kush është Dimal Basha!
26/08 15:05
Top Channel/ 59 dështime, zgjidhet kryeparlamentari i Kosovës: Cilat parti të opozitës “tradhtuan”!
26/08 15:02
Top News- Zjarr i madh në Lezhë/ Digjet pjesësisht lokali i dasmave, nuk ka të lënduar
26/08 14:58
Top News- A do të jetë Gazment Bardhi kryetar grupi? Berisha orienton votën por…
26/08 14:57
Top News- Emra të papranueshëm për ministra? Berisha: S’është çështje emrash
26/08 14:56