Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kritikuar presidentin kroat Zoran Milanovic për deklaratën e bërë një ditë më parë, sipas të cilës, Krimea nuk do të kthehej kurrë më në kontrollin ukrainas. Ministria e quajti komentin e tij të papranueshëm. Në një intervistë dhënë të hënën, presidenti kroat shpjegoi edhe kundërshtinë e tij për të ndihmuar ushtarakisht Kievit. Ai tha se ishte e qartë se gadishulli në detin e zi, që rusia e aneksoi nga ukraina në 2014 nuk do ti kthehej më kurrë ukrainës dhe bëri paralele me Kosovën, që sipas tiu iu mor serbisë nga komuniteti ndërkombëtar.