Gjykata Speciale e Hagës dënoi me burg katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sipas saj, u gjetën fajtorë për akuzën e krimeve të luftës, por të kryera pas përfundimit të luftës. Seanca nisi me shqiptimin e pafajësisë për të katërt ish krerët e UÇK për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para datës 20 qershor 1999, kohë kur konsiderohet e përfunduar lufta në Kosovë. Por, Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi u shpallën fajtorë për rrëmbim, torturë dhe vrasje të kundërshtarëve politikë pas luftës.