Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën e Freskut në Tiranë. Dy vëllezër, 68 dhe 63 vjeç kanë gjetur vdekjen pas një konflikti. Paraprakisht mësohet se 63-vjeçari, Vehap Cami ka shkuar në mëngjes në banesën e vëllait të tij, Lulzim Cami dhe pas një debati e ka qëlluar disa herë me pistoletë. Pas vrasjes së të vëllait, autori ka kryer vetëvrasje. Vëllezërit janë me origjinë nga Bulqiza.