Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Shkodër, ku një burrë ka vrarë gruan dhe më pas veten e tij. Tragjedia është regjistruar në lagjen “Ahmet Haxhia”. Burimet policore bëjnë me dije se një 79 vjecar ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshorten e tij, të moshës 83 vjec dhe më pas ka vrarë veten. Bëhet fjalë për shtetasit Fadil Bandulla dhe Sanije Bandulla.