Top News- Krijohet regjistri për protestuesit e dhunshëm: Kufizime në kufi edhe pa vendim gjykate
28/10/2026 21:18

Këshilli I ministrave ka miratuar krijimin e regjistrit të posaçëm elektronik për personat problematik me ligjin gjatë protestave. Regjistri, sipas vendimit të miratuar, administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe përmban të dhënat e personave të identifikuar në materialet e referuara nga Policia e Shtetit në Prokurori, për të cilët dokumentohen veprime konkrete të dhunshme. Regjistri përmban: të dhëna parësore: numrin unik të regjistrimit, burimin e informacionit, datën e regjistrimit, të dhëna procedurale për personin dhe historikun e përditësimeve.