Policia e kalifornisë ka identifikuar personin e dyshuar për vrasjen e 10 personave në një sallë vallëzimi afër Los Angelesit si Huu Can Tran 72 vjec, që më pas u gjet i vdekur në një furgon të bardhë. Ai kishte qëlluar veten me një plumb dhe u shpall i vdekur në vendngjarje. Festimet për vitin e ri hënor kishin nisur në Monterey Park, i njohur për popullatën e madhe aziatike të tij. Policia ende nuk ka bërë të ditur motivin.