Seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla ka përfundur dhe dosja e zyrtarit ka kaluar për gjykim, me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet e 6 marsit 2022. Në hetimet, prokuroria e Posaçme pretendon se është është provuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit 2022, Memolla në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij.