Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK do të ndiqet nga Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato dhe kryediplomatë të tjerë të vendeve europiane në Tiranë. Praninë e tij në mbledhjen e Këshillit të Lartë të KLP-së, ku do të dëgjohen katër kandidaturat për drejtimin e ri të SPAK, Gonzato e paralajmëroi gjatë takimit të përbashkët të kësaj të mërkure mes KLGj dhe KLP.