Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit që pati me kryetarin në detyrë të PDK, Enver Hoxhaj tha se Shqipëria duhet të qëndrojë në krah të Kosovës, për të përmbushur të gjitha objektivat. Gjate komunikimit me mediat, Basha kërkoi që të braktiset cdo axhendë për keqpërdorim personal të sfidave me të cilat përballet Kosova.