Top News – Kreu i OBSH për europën/ Vendosni maskat, ul infektimin
19/11/2020 21:54

Drejtori Rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge deklaroi për mediat se masat e izolimit mund të evitohen nëse njerëzit ndjekin këshillat e ekspertëve siç është vendosja e maskave. Kluge theksoi se izolimet janë mundësia e fundit,” dhe nxiti publikun të ndjekë udhëzimet shëndetësore për parandalimin e vdekjeve. Ai shtoi se nëse 95% e njerëzve vendosin maska, në vend të rreth 60% që e bëjnë këtë aktualisht në Evropë, “mbylljet e izolimit nuk do të nevojiteshin”, edhe pse shtoi se maska nuk është zgjidhja universale dhe vendosja e saj duhet të kombinohet me masa të tjera. “Nëse ne të gjithë bëjmë pjesën tonë, izolimet totale janë të evitueshme,” tha Kluge. Ai përmendi faktin se aktualisht miliona njerëz po jetojnë sërish në izolime të cilat shkaktojnë vështirësi ekonomike dhe humbje të vendeve të punës, dëmtim të shërbimeve shëndetësore dhe dëme të tjera kolaterale siç është shëndeti mendor, abuzimi me substancat dhe dhuna ndaj grave. Kluge tha se kufizimet në të gjithë kontinentin kanë bërë që numri i rasteve të bjerë nga 2 milionë në 1.8 milionë javën që shkoi. “Është një sinjal i vogël por është diçka. Unë inkurajoj sistemin e ndarjeve te zonave urbane sipas masës së infektimit, për zbatimin specifik te masave,” shtoi ai. Zyrtari i OBSH-së paralajmëroi se impakti negativ zbutet shumë shpejt” prandaj kufizimet duhet të relaksohen në mënyrë graduale. Hans Kluge tha se ka pasur 29,000 vdekje nga koronavirusi në rajon javën që shkoi, e sipas përllogaritjeve, ka pasur një vdekje nga virusi në çdo 17 sekonda. Sipas Kluge vdekjet nga Covid-19 janë rritur me 18% në Evropë në dy javë e fundit, me mesatarisht 4,500 në ditë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump me fasho ngjitëse në duar, Shtëpia e Bardhë insiston: Nuk është i sëmurë!
12/12 15:55
Top Channel/ Përmbytje historike në SHBA: Niset Garda Kombëtare, njerëzit merren me helikopterë!
12/12 15:33
Top Channel/ Gjermania, hapur kundër Rusisë: Sulmuat kontrollin tonë të trafikut ajror!
12/12 15:13
Top News – Rrëqeth 11 vjeçari ukrainas: Bomba e Putinit më vrau nënën! Përkthyesja shpërthen në lot
12/12 14:47
Top News – Putin përgatit terrenin për ‘tërheqje’ / Mund të ‘mos e pëlqejë’ planin e ri për Ukrainën
12/12 14:22
Top News – Turqia nuk heq dorë nga S-400 e Rusisë / Bisedime me SHBA-në për F35 dhe sanksionet
12/12 14:20
Top News – Avioni rrëzohet mes makinave / Ulje emergjence në rrugën e ngarkuar, dy të lënduar
12/12 14:20
Top News – Yjet bien në tokë këtë fundjavë / Shi meteorësh në qiell, shfaqje spektakolare
12/12 14:20
Top News – SHBA shënjestron naftën e Venezuelës / Trump do të konfiskojë më shumë çisterna
12/12 14:08
Top News – ‘Horror’ në Meksikë. Eshtra njerëzore pranë stadiumit të Kupës së Botës
12/12 13:56
Top News – Donte të hapte derën e avionit në ajër / Arrestohet 20 vjeçari, shkaktoi panik në bord
12/12 13:43
Top News – Kroacia blindohet me Leopardë gjermanë / Tanket e veta jugosllave ia dhuroi Ukrainës
12/12 13:35
Top News – Anëtarja e NATO-s në panik / Turqia ngre alarmin për rënien e lindshmërisë: Po plakemi
12/12 13:35
Top News – ‘Arkitektët e IA’, personi i vitit në Time / ‘Titanët që po transformojnë njerëzimin’
12/12 12:07
Top Channel/ Zelensky: Marrëveshjen e paqes e pengon Donbasi, SHBA po bën presion “të paparë”!
12/12 12:03
Top Channel/ Gaza, s`kanë fund fatkeqësitë: Pas shkatërrimit të luftës, vijnë përmbytjet!
12/12 12:02
Top Channel/ BE, ujdi për asetet e ngrira të Moskës? Reagon me kërcënim Banka Qendrore e Rusisë!
12/12 12:01
Top News – ‘Bomba bërthamore’ financiare. Arma sekrete me të cilën BE po ‘frenon’ Donald Trump
12/12 11:51
Top News – Kamikazë mbi Moskë, ndalen fluturimet / Rusia rrëzon 90 dronë ukrainas gjatë natës
12/12 11:37
Top News – Zelenski: Ja plani i SHBA për Ukrainën! Tërheqje nga Donbasi dhe zonë e lirë ekonomike
12/12 11:29
BILETA Portokalli - Bileta