Besimtarët myslimanë nisën këtë të enjte Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Agjërimi përfaqëson një nga pesë shtyllat e islamit. Ai është muaji i durimit, i vetëkontrollit dhe lutjes, një ftesë drejt njohjes së përgjegjësive në raport me Zotin, me veten, familjen dhe shoqërinë. Një urim me rastin e nisjes së Muajit të Shenjtë e përcolli edhe kreu i Komuniteti Mysliman Shqiptar, Bujqar Spahiu.