Top News – Kreu i Kishës Ortodokse Serbe 4 muaj burg/ Vuçiç kundërshton vendimin e gjykatës sllovene
12/07/2026 19:02

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, përmes së cilit ai u dënua me katër muaj burgim me kusht. Kisha Ortodokse Serbe tha se vendimi i gjykatës është “skandaloz”, pa specifikuar se për çfarë vepre ishte dënuar patriarku serb. Transmetuesi publik slloven, Radiotelevizioni i Sllovenisë, raportoi në mars se Prokuroria Themelore e Lubjanës kishte ngritur aktakuzë ndaj patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe për keqtrajtim të një prifti në vendin e punës. Vuçiç tha se patriarku Porfirije në Slloveni është dënuar “për diçka që nuk e ka bërë kurrë”, por kjo, sipas tij, “tregon qëndrimin ndaj Kishës Ortodokse Serbe si shtyllë e shoqërisë serbe”, raportoi agjencia Beta. “Sipas gjykimit tim, patriarku Porfirije mund të krenohet edhe me këtë vendim, sepse ai tregon sa i rëndësishëm është për popullin serb dhe çfarë mendojnë për të të gjithë ata që nuk e duan popullin serb”, tha Vuçiç gjatë një vizite të punimeve në ndërtimin e një segmenti rrugor afër Leskovcit. Vuçiç shtoi se kjo “mund t’i japë patriarkut serb aureolën e një viktime dhe martiri, si dhe forcë edhe më të madhe nga populli të cilit i shërben me besnikëri”. Porfirije ishte në krye të Mitropolisë së Zagrebit dhe Lubjanës të Kishës Ortodokse Serbe nga viti 2014 deri në vitin 2021, kur u zgjodh patriark.

Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50