Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniya i bëri thirrje kreut të diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, të fokusohet për t’i dhënë fund ofensivës Izraelite në Rripin e Gazës. Komentet e liderit të Hamasit erdhën në prag të nisjes së turit të Blinken në Lindjen e Mesme, me Sekretarin Amerikan të Shtetit që deri nbë 11 janar do të takohet me të gjithë aktorët e rajonit.