Jevgjeni Prigozhin themeluesi dhe kreu i mercenarëve të grupit Vagner i kërkon Vladimir Putinit që të deklarojë përfundimin e operacionit special ushtarak në Ukrainë dhe të përqëndrohet në mbrojtjen e territoreve të pushtuara deri më tani. Në një mesazh të shpërndarë përmes Telegramit, Prigozhin, ose siç njihet ndryshe si kuzhinieri i Putinit i trembet faktit se "kundërofensiva e paralajmëruar ukrainase ka më shumë gjasa të ketë sukses, sesa të dështojë”.