Vendimi i Bankës Qëndrore të Kosovës për të ndaluar transaksionet kesh me çdo monedhë tjetër përveç asaj europiane Euro, ka rikthyer tensionet me Serbinë, por edhe kundërshtitë e forta të faktorit ndërkombëtar. Këtë të premte, kreu i Bankës Qëndrore të Kosovës, Ahmeti Izmaili takoi ambasadorin e Francës në Prishtnë, Olivier Guerot, me të cilin sqaroi edhe asp[ektet kryesore të vendimit, efektet që ai pritet të sjellë dhe argumentet mbështetëse.