Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviç është kthyer në shtëpi në gjendje të rëndë shëndetësore. Klara Sanduloviç, e bija politikanit serb në një prononcim për “Slobodna Dalmacija” të Kroacisë ka treguar se i ati ka shenja të shumta dhune në trup. Sipas saj, i ati ka mbetur i paralizuar derisa ajo shton edhe dyshimet për helmimin e tij, ndërsa tregon edhe fragmente nga moment i arrestimit nga shërbimi sekret serb.