Besimtarët e krishterë në Shqipëri kremtojnë Krishtlindjen, një prej më të rëndësishmeve të besimit të tyre. Qindra besimtarë katolikë u mblodhën në mesnatë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë për meshën tradicionale të Krishtlindjes, ndërsa për besimtarët ortodoksë, mesha u mbajt në Katedralen Ringjallja e Krishtit. Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj drejtoi meshën për besimtarët katolikë. Ai përcolli mesazhin e tij për të gjithë besimtarët gjatë predikimit duke bërë thirrje për më shumë besim dhe humanizëm. Të kthemi të jeta e virtyteve dhe të vlerat më të mira morale. Kemi nevojë për fjalë shprese për të inkurajuar të rinjtë që shpesh shohin vetëm largimin si të vetëm rrugë. Zoti u është pranë të gjithëve”, tha ai.