Top News – “Kremlini do të shembet prej Krimesë” / Dronët ukrainas në ‘gjueti’ për anije ruse
24/07/2026 18:20

Diku në jug të Ukrainës, ushtarët shkruajnë mesazhe sarkastike mbi një dron që së shpejti do të shënjestronte një anije ruse në Detin e Zi, pjesë e një fushate në zgjerim të Ukrainës për të izoluar Krimenë dhe për të dobësuar përpjekjet luftarake të Moskës. Duke vepruar shumë larg vijës së frontit, njësi të tilla kanë goditur më shumë se 180 anije dhe objektiva të tjerë të transportit detar, rreth gadishullit, gjatë tre javëve të fundit, duke hapur një front të ri lufte. Sulmet, së pari në Detin Azov dhe tani duke u zgjeruar edhe në Detin e Zi, janë të dizajnuara për të rritur koston e pushtimit të Krimesë për Rusinë dhe për të kthyer rrjedhën në favor të Kievit në vitin e pestë të luftës. Sulmet e panumërta janë pjesë e duelit në ujërat strategjike në javët e fundit, gjatë të cilit Rusia ka shtuar sulmet ndaj porteve ukrainase dhe anijeve ndërkombëtare të mallrave. Krimea, e cila shërben si një qendër tranziti dhe ushtarake për trupat e Moskës, është bërë një shënjestër e re për forcat e dronëve të Ukrainës. Në muajt e fundit, ato kanë synuar lidhjet rrugore dhe hekurudhore në një pjesë të Ukrainës jugore të pushtuar që lidh gadishullin me Rusinë, e cila e aneksoi atë në vitin 2014, shumë kohë para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022. Kjo ka çuar në mungesa karburanti dhe në një gjendje të jashtëzakonshme në Krime, me objektet e energjisë dhe gazit që janë goditur gjithashtu sistematikisht. Tani, sulmet ndaj cisternave të naftës, anijeve të mallrave e të tjera, shënojnë një zgjerim të përpjekjeve të Kievit për të ushtruar presion mbi forcat ruse duke i lënë ato pa burime. Që nga fillimi i fazës së re të fushatës së tyre në korrik, forcat e dronëve nën komandantin Robert "Magyar" Brovdi kanë raportuar se kanë goditur rreth gjashtë anije në ditë. Brovdi thotë se qëllimi është shembja e mitit të dominimit rus dhe vendosja e kontrollit të plotë mbi ujërat territoriale të ukrainës. Fushata e re quhet "Molochka", që nënkupton frazën "Moska do të bjerë përmes Krimesë".

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55