Mutacioni “Kraken” ka mbërritur shumë pranë Shqipërisë. Mediat greke bëjnë me dije se nënvarianti i ri i mutavionit Omicron është shfaqur tanimë për herë të parë në vendin fqinj. Nënvarianti XBB.1.5 është zbuluar në gjithsej 6 mostra në Greqi. Tre prej tyre erdhën nga kontrollimi i përsëritur i mostrave të Omicron. Ashtu si në Shqipëri, edhe rastet e gripit dhe covidit janë shtuar në Greqi, duke cuar në mbingarkimin e spitaleve.