Henrik Hoxhaj ka kërkuar përmes avokatit këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme që t’i rikthehet statusi si i penduar, pasi pretendon se ka treguar emrin e porositësit të atentatit ndaj biznesmenit Lulzim Masha. Henrik Hoxhaj, ish-bashkëpunëtor i drejtësisë, të cilit iu hoq statusi, është i dyshuar për disa vrasje. Hoxhaj argumentoi se ka qenë bashkëpunëtori më i drejtë pasi ka treguar ngjarje dhe detaje nga krimet, më shumë se çdo bashkëpunëtor tjetër. Me heqjen e statusit si rrjedhojë e mosdeklarimit të disa ngjarjeve ku ka qenë autor apo bashkëpunëtor sipas SPAK dhe GJKKO, ai tashmë nuk përfiton nga ulja e dënimit.