Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur në një takim dy politikanët suedezë me origjinë shqiptare, Adnan Dibrani dhe Arbër Gashi. Dy politikanët shprehën kënaqësinë që vijnë dhe vizitojnë Tiranën, që po zhvillohet gjithnjë e më tepër. Veliaj u uroi suksese politikanëve, ndërsa theksoi se angazhimi politik është një mision, që vjen edhe me debate që duhet të përballohen.