Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për hapjen e kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë. 10% e kutive, përkatësisht 519 të tilla do hapen dhe fletët e votimit do të rinumërohen dhe shihen e verifikohen për parregullësi. Ky proces mund të hedhë dritë mbi shkeljet që mund të jenë bërë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, pretendime që janë ngritur sidomos nga ana e opozitës parlamentare që e ka quaajtur gjithë procesin një masakër zgjedhore .