Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është treguar bujar me masën e shpërblimit për krerët e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve që do të shërbejnë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Pas propozimeve të bëra, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, miratoi masën e shpërblimeve për kryetarët e KZAZ-ve, Sekretarët e anëtarët, e deri tek trupa e Kmosioneve të Qendrave të Votimit dhe atyre në numërimit. Ndryshe nga herët e tjera, shpërblimi për trupën e KZAZ parashikohet e ndarë në 3 fasha.