Partia socialiste kërkoi që KQZ ti kërkojë ndjesë publike të gjithë qytetarëve të cilët nuk mundën të votonin për shkak të problematikave gjatë mëngjesit të së dielës. Ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në një dalje para gazetarëve nga selia mavi, i bëri thirrje po ashtu edhe qytetarëve, të votojnë për një të ardhme më të mirë.