Partia Demokratike depozitoi në KQZ ankesë për Sali Berishën dhe Ilir Metën, me prentedimin se në shkelje të ligjit ky koalicion po bën fushatë me logon e demokratëve, duke ndikur negativisht në informimin e qytetarëve shqiptarë. Drejtoresha e komunikimit, Mirela Karabina u shpreh se KQZ duhet të reagojë për përdorimin e emrit, logos dhe simboleve të Partisë Demokratike nga persona të cilët nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti dhe përfaqësojnë forca politike të ndryshme nga Partia Demokratike.