Me pesë vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për rregullat e veprimtarisë së policisë së shtetit në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ilirjan Celibashi ka prezantuar pr/vendimin, ku tregohet qartë roli i policisë dhe rastet kur unifromat blu mund të ndërhyjnë në qendrat e votimit.