Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar një ndryshim në procedurën për mbledhjen e firmave për referendumet. Sipas rregullores së re, qytetarëve që firmosin nuk do t’u kërkohet më kopja e kartës së identitetit, pasi për verifikim do të mjaftojë numri personal i ID-së. Nënkryetarja e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Dorina Prethi, tha se ndryshimi erdhi pas propozimeve dhe këmbënguljes së kësaj force, në bashkëpunim me grupe të shoqërisë civile, për thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e pjesëmarrjes qytetare. Rregullorja e re hyn në fuqi më 14 gusht.