Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi mbledhje publike në mbështetje të Kodit Zgjedhor, për shyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij. Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.