Partia Demokratike ka vendosur të depozitojë në SPAK kallëzim për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj. Pas denoncimit të Kryebashkiakut të Mallakastrës nga Partia Demokratike, ku rezultoi e vërtetë se ai ishte i dënuar me 3 vjet burgim në Greqi, KQZ nuk I hoqi mandatin. Ndërkohë, Partia Demokratike I ka kërkuar SPAK të marrë nën hetim Kryebashkiakun e Mallakastrës për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.