Plakja e popullsisë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, po bëhet një nga sfidat më të mëdha sociale. Një raport i fundit i Bankës Botërore thekson se problemi kryesor do të jetë garantimi i kujdesit afatgjatë për të moshuarit. Sipas raportit, kërkesa për këto shërbime është tashmë e lartë dhe pritet të rritet ndjeshëm, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz hyjnë në moshën e tretë.