Top News – Kosovë, zgjedhjet e reja/ S’i do asnjë parti veç VetëVendosjes
07/12/2020 15:14

Për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, partitë politike parlamentare, në veçanti ato të koalicionit qeverisës, duhet të gjejnë një zgjidhje me marrëveshje politike ose në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, thonë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Donika Emini dhe Artan Muhaxhiri folën për REL duke thënë se nisur nga zhvillimet e muajve të fundit në spektrin politik dhe institucional të Kosovës, shumica e partive politike parlamentare, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, do të tentojnë të gjejnë një zgjidhje politike, në mënyrë që t’i shmangin zgjedhjet e parakohshme. Në 5 nëntor, Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës, pasi Dhomat e Specializuara në Hagë, konfirmuan aktakuzën ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Po të njëjtën ditë, bazuar në kompetencat që ia jep Kushtetuta, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mori postin e ushtrueses së detyrës së presidentit. Sipas Kushtetutës, Osmani, mund të qëndrojë në këtë post për gjashtë muaj, deri kur duhet të zgjidhet një president i ri. Deri më tani, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që është pjesë e koalicionit qeverisës, ka propozuar që president i ardhshëm të jetë lideri i saj, Ramush Haradinaj. PDK-ja thekson se në rast se partitë tjera parlamentare i kërkojnë votat e saj për zgjedhjen e presidentit, atëherë do të ofrojë të propozuarin e vet. Rreth dy javë më parë, Isa Mustafa, lider i LDK-së që drejton koalicionin qeverisës të vendit, deklaroi se në dhjetor pritet të organizojë një takim me subjektet tjera politike për të diskutuar çështjen e presidentit. Ai këmbënguli se “është më mirë që çështja të zgjidhet tani” se sa të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44