Zgjedhjet e parakohwshme nw Kosovw kanw ngjallur interesim të madh të diasporës. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve flet pwr njw rritje prej 225 për qind tw aplikimeve krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019. Megjithatë, Diaspora e Kosovës ankohet se votimi me postë është një proces i ndërlikuar dhe i kushtueshëm, ndërsa KQZ thotw se janë duke zbatuar ligjet në fuqi. 25 vjecari Arlind Alidema, I tha VOA-s se ndoqi të gjitha procedurat e aplikimit për të votuar me postë, por mbeti i zhgënjyer kur pa listën e votuesve të publikuar në faqen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.