Veteranët e luftës që punojnë në ndërmarrje publike rajonale ende nuk i kanë marrë pensionet për muajin shkurt. Mes tyre është edhe Faruk Jusufi nga Klina, i punësuar në KRM “Ambienti”. Ai thotë se pas vendimit të Gjykatës Supreme i janë dhënë tri pensione në vlerë prej 102 eurosh, mirëpo për muajin e kaluar pagesa nuk është realizuar. Në moshën 20 vjecare, faruku u bë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai e ka gëzuar pensionin e veteranit që nga paslufta, por pas punësimit në këtë ndërmarrje ku edhe sot punon, pensioni iu ndërpre.