Kosova ka hapur korridoret ajrore me Shqipërinë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se fluturimet drejt vendeve të Perëndimit do të shkurtohen për gati 15 minuta. Ndërkohë bën me dije se duke nisur nga 1 janari, bashkëatdhetarët, do të udhëtojnë pa viza, si do të kursejnë edhe më shumë kohë.