Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shfuqizimin e Task-Forcës speciale kundër korrupsionit, që ka funksionuar në kuadër të Policisë së Kosovës, ngre shqetësime serioze rreth përkushtimit të Kosovës për të luftuar korrupsionin, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.