Top news – Kosovarë e shqiptarë nxjerrin armët/ Përplasje e armatosur në Trieste, tetë të plagosur
04/09/2021 12:46

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Triestes, në Itali dhe sipas mediave italiane, tetë persona janë plagosur në ngjarjen e ndodhur pranë një lokali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve mes grupeve të punëtorëve të huaj, e disa prej tyre shkruajnë se bëhet fjalë për kosovarë dhe shqiptarë. Sipas disa burimeve të shtënat erdhën si rezultat i mosmarrëveshjeve pikërisht për çështjet e punësimit. Gjithçka nisi me një zënkë të vogël, dhe më pas sulmuan njëri-tjetrin me hekura dhe atëherë dikush nxorri armën dhe qëlloi disa herë. Mësohet se njëri prej personave të plagosur është në gjendje të rëndë. Zona u mbyll nga policia, ndërkohë që në vendngjarje janë policia, karabinierët, policia financiare dhe ambulanca. Hetuesit kanë marrë tani në dorë situatën ndërsa kanë nisur operacione kërkimi në zonën përreth qytetit. Në ngjarje, raportohet se janë përfshirë disa persona. Baristi në lokalin para të cilit u zhvillua ngjarja ka treguar për policinë se kishte dëgjuar një potere të madhe por në momentet e para nuk kishte kuptuar se cfarë po ndodhte. Ai madje kishte menduar se personat që po konfrontoheshin, po luanin mes tyre. më pas, kishte parë një person në tokë dhe atëherë kishte kuptuar se cfarë po ndodhte.

Top News – Trump kërcënon me non grata. Penalizim kush pengon zbatimin e ujdisë së Ohrit
19/12 23:00
Top Channel/ SHBA, sanksione të reja në Ballkan, Bllokim pasurie dhe vizash për të korruptuarit
19/12 22:54
Top Channel/ BE akordon 90 miliardë euro hua për Kievin, SHBA: Paqe brenda vitit
19/12 22:41
Top Channel/ Rusia e gatshme për paqe, deklarata e fortë e Putin: Nuk do të ketë më luftë nëse…
19/12 22:40
Top Channel/ E moshuara vdes para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle
19/12 21:43
Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Venezuelës, Presidenti flet për bllokadën
19/12 18:17
Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12 14:16
Top News – Japonia, larg armëve bërthamore / Riafirmon premtimin ndërsa opinioni publik po ndryshon
19/12 14:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në vendin e NATO-s / Kalojnë kufirin me Estoninë, provokimi më i fundit
19/12 14:10
Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
DIGITALB DIGITALB