Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një fazë të re, duke qenë se sfidat në botë janë duke u shtuar. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë një vizite në Uashington, Kurti vlerësoi marrëveshjen prej mbi 236 milionë dollarë për energjinë dhe tha se dy vendet synojnë të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare