Top News- ‘Kosova u zhduk nga harta me një foto’/ Berisha, nga ‘Open Balkan’ tek 7 korriku
02/07/2022 22:18

Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike, zhvilloi këtë të shtunë një takim online me personalitetet e diasporës shqiptare. Në fjalën hyrëse të tij, Berisha hodhi një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, që sipas tij po rikthen monizmin, duke nisur që nga zhdukja e votës brenda partisë. SINK Ne kemi thirrur protestë më datën 7 korrik dhe jemi të vendosur që krahas të gjitha formave të tjera të opozitarizmit, të përdorim edhe protestën, si një kusht të domosdoshëm për të çmontuar këtë regjim që ka uzurpuar të gjitha pushtetet pa votën e lirë. Ju besoj jeni informuar se PS përjashtoi këtë vit përfundimisht votën e lirë brenda saj. Lideri demokrat e konsideroi emigracionin një plagë të shoqërisë dhe qeverinë, nxitëse të shpopullimit. SINK “Kombi sot është shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion, në një kohë kur ju e dini mirë potencialet e jashtëzakonshme që ka Shqipëria si rrallë ndonjë vend tjetër me resurset e saj.” Duke u ndalur tek Ballkani i Hapur, Berisha u shpreh se ai është një projekt rus, teksa hodhi akuza ndaj Ramës, se po punon kundër Kosovës. SINK “U themelua në Novisad para tre vitesh si mini-shengen nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia, aleancë trelaterale. Harta që u paraqit atë ditë, nga kjo trojkë, Vuçiç-Rama-Zaev, paraqiste Kosovën haptaz pjesë të territorit të Serbisë. Këtë hartë e publikoi në Facebook-un e tij edhe Rama. Më vonë tha se ma publikuan gabimisht asistentët. Ky projekt sipas Vuçiç disa ditë pas samitit të Novisadit, u quajt Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë, rikthim te doktrina apo ideja se Ballkanin e stabilizon hegjemonizmi serb. Hegjemonizëm që u vendos në dekadën e dytë të shekullit të shkuar dhe përfundoi me luftërat më të përgjakshme të përsëritura në rajon. Për më tepër ky projekt me influencë ruse. Por çfarë do të ndodhë me votën e diasporës? SINK "Në 2013 bëmë gati ligjin ku pranonim votimin online të emigrantëve të Diasporës, aty ku ishin. Rama kërcënoi në mënyrë ultimative se do bojkotonte zgjedhjet nëse ky ligj kalonte. Në këto rrethana u detyrova të pranoj ultimatumin e tij. Sot ju garantoj se nuk do ketë zgjedhje në Shqipëri pa votën tuaj". Ndërkohë Berisha kundërshtoi sërish legalizimin e kanabisit, që sipas tij synon legalizimin e parasë së krimit.

Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45