Vendimi i autoriteteve të Kosovës për ndalimin e dinarit serb, konsiderohet nga presidenti Aleksandër Vuçiç si një sulm i hapur ndaj të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara prej vitit 1999. Në një konferencë për mediat, Vuçiç u shpreh se Serbia do të gjejë institucione që do të marrin licenca për të mundësuar dërgimin e parave për serbët në Kosovë.