Shtetet e Bashkuara e kanë përgëzuar Kosovën për riatdhesimin e shtetasve të saj nga zonat e konfliktit në Siri, duke thënë se Kosova është lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Të shtunën, më 17 korrik, Kosova riatdhesoi 11 shtetas nga zonat e konfliktit në Siri. “Kthimi i këtyre shtetasve demonstron vullnetin e Kosovës që të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj, teksa jep një shembull edhe për të tjerët. Kosova është lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në një postim në Twitter të Ambasadës amerikane në Prishtinë.