Kosova ndodhet në një kurs përplasjeje me vendet e QUINT, për shkak të manastirit të Decanit i cili është kthtyer në një mollë sherri edhe për Beogradin dhe Prishtinën Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, dhe Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinëi kërkojnë s të zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese për t'i kaluar në pronësi Manastirit të Deçanit rreth 24 hektarë tokë. Por qeveria e Kosovës dhe komuna e Deçanit, hezitojnë ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse sipas tyre tokat përreth manastirit kanë qenë prona të ndërmarrjeve shoqërore. Gjashtë vjet pas nxjerrjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese, QUINT i rikujtoi qeverisë së Kosovës së fundmi zbatimi i vendimit është i detyrueshëm.