Policia e Kosovës ka vendosur pengesa në urën e Bërnjakut, mbi liqenin e Ujmanit në kufi me Serbinë. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për mediat e Kosovës vendosjen e tyre. Elshani është shprehur se vendosja e pengesave është berë me qëllim parandalimim e kondrabandës. Ura do të jetë e mundur vetëm për kalimin e automjeteve të vogla dhe jo të kamionëve.