Kosova do t’i ofrojë ndihmë Shqipërisë dhe Malit në Zi në luftën kundër zjarreve që kanë përfshirë të dy vendet fqinje. Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetje me kapacitetet që ka në dispozicion.