Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të njohur letërnjoftimet e komunitetit serb dhe për të ofruar leje të përkohshme qëndrimi për ta. Rama është shprehur se Ballkani Perëndimor brenda BE-së nuk është bamirësi, por fitore strategjike dhe se Unioni duhet të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës “Ne mirëpresim koordinimin mes Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt. Çmontimi i strukturave paralele është një punë e vështirë. BE-ja duhet ta pasqyrojë këtë guxim duke hequr masat ndëshkuese dhe duke e çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është vetë një fitore strategjike për Evropën’ Qeveria e Kosovës ka pranuar të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb, që nuk kanë dokumente të Kosovës, dhe t’i njohë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe, hapa këto që zbusin pasojat e zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt dhe për automjetet, dhe që hyn në fuqi këtë të diel më 15 mars. Sipas legjislacionit në fjalë, personat që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës, do të duhet të marrin leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në rrugët e vendit për më shumë se tre muaj, ose në bazë të autorizimit.