Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur të mërkurën e 8 shkurtit ditë zie në Kosovë, në nderim të mijëra viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri. Osmani në një njoftim në Facebook ka thënë se mendimet dhe lutjet e Kosovës janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga tërmeti.