Top News – Kosova në zgjedhje… / Pafundësi premtimesh në fushatë elektorale
15/10/2021 12:19

Investimet në infrastrukturë dhe në fushën e shëndetësisë, janë premtime që dominuan në fushatën zgjedhore të kandidatëve për kryetarë të komunave më të mëdha, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë. Por, përderisa premtimet për investime në infrastrukturë, mund të jenë të realizueshme, premtimet në fushën e shëndetësisë, e sidomos ato që kanë të bëjnë me çështjen e luftës kundër pandemisë së koronavirusit, nuk janë në kompetencat e pushtetit lokal, vlerësojnë ekspertët e institutit GAP. Ky i fundit ka mbikqyrur fushatat zgjedhore dhe premtimet e kandidatëve për kryetarë në të gjitha komunat në kosovë. Gara më e madhe ka qenë ajo për komunat e mëdha: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj, e të cilat njëkohësisht njihen si komuna që përfaqësojnë shtatë rajonet e Kosovës. Premtimet e kandidatëve kanë qenë të pafundme dhe kryesisht janë përqendruar tek infrastruktura, investimet në shëndetësi, përmirësimi i ambjentit, ekonomia dhe mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme, mbështetja e të rinjve, sportit, kulturës e të tjera. Ndërtimi i parqeve dhe hapësirave të gjelbra, ndriçimi i të gjitha rrugëve dhe hapësirave publike, zhvillimi i pikave të caktuara turistike nëpër komuna, zgjidhja e problemeve të ujit të pijshëm, impianteve për ujërat e zeza dhe kanalizimeve, zgjidhja e problemit me qentë endacakë, ndërtimi i zonave industriale dhe të tjera, janë premtime që janë bërë thuajse nga shumica e kandidatëve për kryetarë në të gjitha komunat e mëdha të Kosovës. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, për kryetarë të 38 komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë. Në garën për kuvendet e komunave janë certifikuar ndërkohë 5,198 kandidatë.

Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51