Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani caktoi të hënën mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në komunat në Veri të Kosovës, pavarësisht rezistencës së vazhdueshme të një pjesë të përfaqësuesve serbë. Pas tërheqjes së anëtarëve të Listës Serbe nga kuvendi dhe institucionet e tjera të Kosovës, presidentja Osmani vendosi pas konsultimeve me krerët e partive politike që data për për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë të komuave në veri do të jetë 18 dhjetori. Presidentja tha po ashtu se do t’u drejtohet me një kërkesë të gjithë partnerëve ndërkombëtarë për monitorimin e këtyre zgjedhjeve.