Albin Kurti duket se nuk I ka ende votat për formimin e qeverisë së re. I pranishëm në përurimin e Poliklinikës Specialistike në Podujevë, Kurti nuk pranoi tu përgjigjej gazetarëve kur ai u pyet nëse ai I ka votat për krijimin e qeverisë së re. Kurti arriti të marrë më 9 shkurt vetëm 48 mandate, duke mos mundur të sigurojë shumicën parlamentar I vetëm. Në të tillë situate, Kurti po punon për sigurimin e një koalicioni paszgjedhor, apo marrëveshje paszgjedhore, për krijimin e qeverisë së re. Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, tashmë për Albin Kurtin, sfidë mbetet krijimi I qeverisë, pasi I duhen 61 vota në Parlament për votimin e saj. Fatmir Limaj ka lënë të hapur mundësinë për një marrëveshje me Kurtin, por ende një gjë e tillë nuk ka ndodhur, teksa Lidhja Demokratike e Kosovës, e refuzoi një gjë të tillë.